Vlora dhe Shkodra janë qarqet më të rrezikuara në krimi në Shqipëri, sipas perceptimit të qytetarëve në një studim të mbështetur nga OSBE.
37 % e qytetarëve të pyetur kanë vlerësuar se policia e Vlorës është e pasukseshme në parandalimin e krimit, ndërsa 33.63% thonë se ka dështuar në kapjen e autorëve të krimeve.
9.45% e të pyeturve pretendojnë se janë vjedhur 12 muajt e fundit, ndërsa e njëjta masë qytetarësh të Vlorës, kanë pranuar se janë kërcënuar fizikisht, por shumica nuk e ka raportuar në Polici.
Edhe për vitin 2018, Vlora ishte qyteti me kriminalitetin më të lartë në vend me 57 mijë raste të kallëzuara në Prokurori.
Më pas nuk mbetet as Shkodra, e cila në vitet e fundit është tronditur nga një seri vrasjesh.