Nëse jeni duke kerkuar për ushqime organike, me sa pak kimikate, ose thjeshtë dëshiroi të dini se cilat produkte kanë nivel më të lartë pesticidesh, lista e mëposhtme ju vjen në ndihmë.
Në listën e “Dirty Dozen” kryesojnë luleshtydhet si një ndër frutat me nivelin më të lartë të pesticideve. Sipas studiuesve një mostër e vetme e luleshtrydheve ka 20 lloje të ndryshme pesticidesh.
Ndërkohë që në 98% të mostrave të prodhimeve si: spinaqi, nektarina, qershitë, molla, rrushi, pjeshka, dardha, domatet, selinoja, patatet dhe specat, ështe gjetur në përmbajtje të paktën 1 pesticid.
Ndërkohë që lista me më pak pesticide kryesohet nga: avokado, misri, ananasi, lakra, qepa, bizelet e ngrira, papaja, shpargu, mango, panxhari, pjepri, kivi, lulelakra, brokoli.
Kjo listë është përpiluar në bazë të testimeve laboratorike të kryera nga FDA dhe Departamenti Amerikan i Programit për Testimin e Pesticideve.
Në studim janë përfshirë rreth 39 mijë mostra. Testimet kanë zbuluar 230 pesticide të ndryshme të gjendura tek produktet.