Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Studimi: Konsumimi i një molle në ditë zgjatë jetën

09:09 / January 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
47425871 401
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mollët, luleshtrydhet dhe disa fruta të tjera janë shumë të shëndetshme për organizmin. Ato përmbajnë një substancë natyrale e cila sipas studimeve mund të ngadalësojnë procesin e plakjes.

Në moshë të re, organizmi e ka më të lehtë të eliminojë këto qeliza por me kalimin e viteve, sistemi imunitar humbet shkëlqimin e tij. Një gjë e tillë nxit akumulimin e qelizave të dëmtuara. Këto të fundit përbëjnë pikënisjen e inflamacionit të një niveli të ulët që çon në shpërbërjen e indeve.

Substanca që zgjat jetën

Një studim i Universitetit Mjekësor të Minesotës zbuloi se procesi i plakjes mund të parandalohet falë disa molekulave që shënjestrojnë dhe shkatërrojnë qelizat e plakura. Këto molekula kanë një ndikim afatgjatë pavarësisht kohës kur futen në trupin e njeriut. Grupimi më efikas i këtyre molekulave u zbulua tek mollët, luleshtrydhet, qepët dhe kastravecat. Ky grupim molekulash njihet si fisteinë.

Gjatë studimeve klinike, shkencëtarët zbuluan se këto molekula ulnin ndjeshëm nivelin e qelizave të dëmtuara, përmirësojnë shëndetin dhe rrisin jetëgjatësinë.

Molekulat e rëndësishme gjenden më shumë tek mollët të cilat sipas studimit duhen konsumuar rregullisht çdo ditë. Mollët janë gjithashtu të pasura me antioksidantë, flavanoidë dhe fibër. Antioksidantët tek molla ulin rrezikun e shfaqjes së tumoreve.

Për më tepër, mollët ndihmojnë kundër tensionit të lartë të gjakut, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës. Ngrënia e një molle në ditë ndihmon jashtëzakonisht shumë kundër problemeve me tretjen dhe konstipacionin. Në aspekt kalorish, molla është më e mirë se banania dhe të mban ngopur për më gjatë.

al molla shendeti studimi tirananews.
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Aulona Musta rrëfen momentet më personale: Frika për shëndetin, karriera dhe raporti me komentet në rrjet

10:39 / June 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.