Një studim i kryer nga disa shkencëtarë për revistën “Royal Society Open Science” zbuloi se shumë njerëz do të arrijnë moshën 130 vjeç përpara vitit 2100, nëse kushtet e jetesës vazhdojnë të përmirësohen.
Në kërkimin e kryer, shkencëtarët shpjeguan se: “Numri në rritje i personave rreth të 100-ve, bën të mundur që mosha maksimale e raportuar e vdekjes të rritet në 130 gjatë këtij shekulli.”
Megjithatë, është ende jashtëzakonisht e vështirë që të preket ditëlindja e 130-të, pasi, nëse një person është aktualisht 110 vjeç, shanset për të arritur në 130 janë “një në një milion”.
Studimi u publikua në shtator 2021, në të njëjtin muaj kur Laboratorët Altos të Silicon Valley njoftuan se po kërkonin riprogramimin biologjik që mund të ndihmonte në kthimin e procesit të plakjes.
Një nga metodat që po studiohej ishte një lloj riprogramimi që mund t’i mësonte qelizat të riktheheshin në origjinën e tyre të “qelizave burimore” dhe t’i bënte ato të përshtateshin me lëkurën, duke i dhënë asaj një pamje më rinore. Altos Labs mblodhi më shumë se 270 milionë dollarë fonde falë donacioneve masive nga Jeff Bezos dhe sipërmarrësi ruso-izraelit Yuri Milner, sipas Daily Mail.