Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Studimi, popujt që rrezikojnë “të thahen” për ujë

09:04 / January 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
water absence
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ujërat nëntokësore furnizojnë miliarda njerëz kudo në botë me ujin për të pirë, larë, vaditur apo përdorime të tjera. Uji nëntokësor, i gjendur brenda çarjeve të shkëmbinjve të njohur si akuiferë, është burimi kryesor sidomos në vendet ku ujërat sipërfaqësore janë të pakta, si India veriperëndimore dhe jugperëndimi i Shteteve të Bashkuara.

Reduktimi i ujërave nëntokësorë mund të vështirësojë qasjen e shumë njerëzve në ujërat e ëmbël për të pirë ose ujitur si dhe rrezikon të shkaktojë rrëshqitje të tokës. Akuiferi Ascoy-Soplamo në Spanjë kishte shkallën më të shpejtë të rënies së nivelit të ujit, me një rënie mesatare prej 2.95 metra në vit, tregoi Scott Jasechko, profesor i asociuar në Shkollën e Shkencës dhe Menaxhimit Mjedisor Bren në Universitetin e Kalifornisë.

Disa sisteme akuiferesh në Iran rezultuan me shkallën më të shpejtë të rënies së nivelit të ujërave nëntokësore, shtoi ai. Ekipi nuk ishte në gjendje të mblidhte të dhëna nga pjesa më e madhe e Afrikës, Amerika e Jugut dhe Azia juglindore për shkak të mungesës së monitorimit, por Jasechko shpjegoi se studimi përfshinte vendet ku kryhet pompimi më i madh i ujërave nëntokësore.

Studimi theksoi disa histori suksesi në Bangkok, Arizona dhe New Mexico, ku ujërat nëntokësore kanë filluar të rikuperohen pas ndërhyrjeve për menaxhimin e ujit. Ekipi krahasoi këto të dhëna të reja me ato të viteve 1980-2000 për 542 akuiferët në studim, duke evidentuar se rënia e niveleve të ujërave nëntokësore u përshpejtua në dy dekadat e para të shekullit të 21-të për 30% të këtyre akuiferëve, duke tejkaluar rëniet e regjistruara midis viteve 1980 dhe 2000.

water
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026

SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane

11:31 / August 25, 2026

Përshkallëzohet lufta tregtare SHBA-Kanada, Otava përgjigjet sot ndaj tarifave 50% për automjetet dhe çelikun

11:20 / August 25, 2026

SHBA heq Sirinë nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit

10:54 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.