Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Studiuesi Edward Joseph: Ja mesazhi që Blinken duhet t’i japë Ramës dhe Vuçiçit në Tiranë

21:52 / February 14, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edward joseph
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studiuesi amerikan Edward Joseph, njohës i çështjeve politike në Ballkanin Perëndimor ka komentuar vizitën që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të bëjë në Tiranë.

Sipas profesorit amerikan, Blinken, nuk duhet të humbasë mundësinë për të rivendosur linjën udhëzuese që duhet ndjekur sipas Presidentit Biden, mes demokracisë dhe autokracisë, në një rajon ku kjo është edhe më e rëndësishme. 

Sipas tij, në Ballkan, Blinken duhet t’u mëshojë fort vlerave perëndimore, duke mos “ngrënë asnjë fjalë”.

“Po, Shqipëria është një aleate e fortë. Por tendencat autokratike po dobësojnë rajonin, duke krijuar mundësi për Rusinë. Teksa falënderon Shqipërinë për mbështetjen për Ukrainën, Blinken duhet t’i kujtojë mikpritësit të tij, Rama, fqinjit të tij Vuçiç dhe të tjerëve në Ballkan se: “Demokracia është themeli i sigurisë dhe një qeveri e përgjegjshme, e bazuar në shtetin e së drejtës, zgjedhje të lira, të drejta të konkurrencës, media të hapura, respekt për opozitën dhe shoqërinë civile, të drejta të plota për pakicat janë themeli i demokracisë” – shkruan Joseph në rrjetet sociale.

Ai më pas thotë se në këtë rajon SHBA nuk duhet të bëjë kompromise me vlerat demokratike.

“Nuk ka nevojë për kompromis me vlerat amerikane në Ballkan. Krejt përkundrazi. Lutja ndaj autokratëve ka sjellë paqëndrueshmëri dhe mundësi për Moskën dhe Pekinin në Ballkan. Kjo vizitë e rrallë është mundësia për të dërguar një sinjal sqarues për kryeqytetet dhe ambasadat amerikane në të gjithë rajonin” – shkruan Joseph.

blinken Edward Joseph Tirane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.