Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Studiuesit nga Hong Kongu po zhvillojnë një material të ri 3D antivirus

09:47 / January 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
526a0c31 50c9 4d3b 88f8 8fa0858bbfc8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Universiteti Politeknik i Hong Kongut (PolyU) njoftoi se ekipi i tij hulumtues ka zhvilluar me sukses “material printimi 3D antivirus” që mund të vrasë në sipërfaqe virusin që shkakton Covid 19, si dhe viruset dhe bakteret më të zakonshme, bën të ditur “Xinhua”.

Përbërësi kryesor i materialit është rrëshira, e shtuar me agjentë antiviralë si komponimet kationike, për të shpuar membranën qelizore të virusit dhe për të shkatërruar strukturën e saj për të vrarë virusin dhe bakteret, sipas studiuesve të PolyU.

Chris Lo, profesor i asociuar në Institutin e Tekstileve dhe Veshjeve në PolyU, i cili drejtoi ekipin hulumtues, tha se testet laboratorike konfirmuan se materiali mund të eliminojë mbi 90 për qind të viruseve brenda 10 minutave dhe të gjitha viruset dhe bakteret në një sipërfaqe në 20 minuta.

Lo tha se duke përdorur teknologjinë e printimit 3D, ai mund të prodhohet në forma të ndryshme që plotësojnë nevoja të ndryshme.

“Prandaj është shumë fleksibël dhe mund të përdoret gjerësisht në objektet publike për të ofruar mbështetje për parandalimin e epidemisë për komunitetin”, -tha Lo, duke shtuar se kostoja e materialit ishte mjaft e ulët.

Vitin e kaluar, ekipi hulumtues ka bashkëpunuar me organizata të ndryshme për të prodhuar dorezat e koshave të riciklimit, mbulesat e dorezave të tualetit, butonat e ashensorit, tabelat braille etj., duke synuar të kryejë teste dhe prova të mëtejshme të efektivitetit dhe qëndrueshmërisë së materialit në vrasjen e viruseve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ne jemi pasardhësit e UÇK-së”, nata e 14-të e protestës kundër aktgjykimit të Speciales

22:56 / September 29, 2026

Maroku zgjedh kryeministren e parë grua

22:38 / September 29, 2026

Tom Cruise lavdëron publikisht Kate Middleton: William bëri zgjedhje të zgjuar

22:06 / September 29, 2026

Në Union pa votë politike/ Propozimi për Malin e Zi dhe Shqipërinë. Hiqet veto bllokuese

13:24 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.