Atmosfera e Tokës do të zhduket pas një miliard vjetësh. Sipas studimeve të kryera nga një grup universitetesh amerikane e japoneze e të publikuara në Nature Geoscience, rezulton se atmosfera e Tokës nuk është e përjetshme, por pas rreth një miliard vjetësh, niveli i oksigjenit do të ulet deri në zhdukje, do të rritet niveli i dioksidit të karbonit, Dielli do të ketë hyrë në një fazë me nivel më të lartë energjie të çliruar, që do të zhdukë atmosferën, dhe eksesi i energjisë do të ndikojë njësoj edhe mbi shtresën e ozonit, duke e ekspozuar Tokën ndaj rrezeve ultraviolet dhe një nxehtësie shumë më të madhe.
Sipas parashikmeve shkencore, nisur që nga pakësimi i oksigjenit, jeta në Tokë do të shkretohet, do mungojë fotosinteza, rrjedhimisht do të zhduket jeta tokësore dhe detare, përveç disa formave mikrobike që mund të pështaten.
Sot 21% e atmosferës përbehet nga oksigjeni, që është edhe sasia e duhur për të mbajtur kushtet perfekte për jetën. Sipas modeleve të studiuara deri më tani, në të ardhmen, pas një apo dy miliard vjetësh, nuk përjashtohet mundësia që atmosfera e planetit tonë të jetë e përbërë nga hidrokarburet.