Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Stuhi dhe reshje, 3 viktima dhe 6 të zhdukur në Toskana të Italisë! Shpallet gjendja e jashtëzakonshme 

09:55 / November 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1699001006 135
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prej disa ditësh tashmë, disa rajone të Italisë janë përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të të forta. Sipas mediave vendase, zona më e prekur është Toskana, ku raportohen 3 viktima dhe 6 persona rezultojnë të zhdukur.

Viktimat janë një burrë 85-vjeçar, i cili vdiq në shtëpinë e tij në Montemurlo (provinca e Pratos), pas vërshimit të përroit Bagnolo. I moshuari kishte probleme me ecjen dhe nuk ka mundur të dalë kur uji vërshoi në shtëpinë e tij. Mes viktimave është edhe një e moshuar 84-vjeçare, raporton La Repubblica.

Po ashtu, një tjetër i moshuar, i ftuar në një shtëpi private të të moshuarve, humbi jetën në Rosignano (Livorno) gjatë operacioneve të transferimit të pacientëve që po kryenin zjarrfikësit si pasojë e përmbytjes së katit përdhes të institucionit shëndetësor.

1699001006 132

Deri më tani ka pasur mbi një mijë ndërhyrje për shkak të motit të keq në Campi Bisenzio, Cerreto Guidi, Carmignano, Prato, Montemurlo, Quarrata, provincat e Pizës dhe Livornos. Këtë e ka bërë të ditur guvernatori toskan Eugenio Giani. Enel shpjegon gjithashtu se “ndërhyrjet janë duke u zhvilluar në rreth 40 mijë banorë ende janë pa energji elektrike, duke përfshirë edhe gjeneratorët”. Në lidhje me spitalet e përmbytura, “problemet e aksesit në spitalin Pontedera janë zgjidhur dhe po zgjidhen në spitalin Borgo San Lorenzo dhe në dhomën e urgjencës Prato”.

1699001006 139

Aktualisht rajoni ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, teksa po mban kontakte me qeverinë qendrore në rast se situata përkeqësohet dhe është e nevojshme ndihmë tjetër. Autoritetet kanë pezulluar procesin mësimor në shumë shkolla, teksa problematika të mëdha janë hasur dhe në qarkullimin e mjeteve dhe atë hekurudhor. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një 45-vjeçar! Autori identifikohet dhe shpallet në kërkim

22:55 / October 15, 2026

Tronditet Shkodra/ Tritol në derën e shtëpisë policit të Kriminalistikës

22:00 / October 15, 2026

Sulmet në protestë, mbyllen biznese e banka! Shoqata: Llogaritë bankare të qytetarëve s’janë cënuar

20:58 / October 15, 2026

Protestat e dhunshme, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Qëndroni vigjilentë!

20:18 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.