Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Stuhi vdekjeprurëse në Serbi, humbin jetën tre persona

17:07 / July 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
283786
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre persona humbën jetën në Serbi gjatë një stuhie tjetër vdekjeprurëse që përfshiu Ballkanin këtë javë, njoftuan mediat lokale të shtunën.

Stuhia, shoqëruar me erëra dhe shira të dendur, e cila nisi të premten përfshiu fillimisht Slloveninë, duke vazhduar në Kroaci dhe më pas në Serbi dhe Bosnje dhe Hercegovinë. Autoritetet raportuan probleme me furnizimin me energji elektrike si dhe dëme të mëdha materiale shkaktuar edhe nga rrëzimi i pemëve, që shkatërruan makina dhe çati.

Të mërkurën, një tjetër stuhi shkaktoi vdekjen e gjashtë personave në rajon, katër në Kroaci, një në Slloveni dhe një tjetër në Bosnje.

Meteorologët thonë se stuhitë ishin të përmasave kaq të fuqishme, pasi pasuan një varg ditësh jashtëzakonisht të nxehta. Ata shtojnë se kushtet ekstreme të motit ka të ngjarë të nxiten nga ndryshimet klimatike.

Sipas mediave lokale, qyteti i Novi Sadit në Serbi u godit më rëndë. Rreth 30 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe shumë rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara edhe sot.

Në Kroaci, stuhia bëri kërdinë në pjesë të ndryshme të vendit, ndërsa autoritetet po përpiqeshin të kontrollonin dëmet e shkaktuara nga stuhia e së mërkurës.

Disa persona u plagosën në një kamp turistik në gadishullin verior të Istrias, i mbushur me vizitorë të huaj.

Autoritetet sllovene thanë se stuhitë kanë dëmtuar rëndë pyjet duke paralajmëruar për përmbytje të mundshme.

Në pjesë të tjera të Evropës, një valë e vazhdueshme e të nxehtit shkaktoi zjarre dhe autoritetet po paralajmërojnë mbi rreziqet potenciale ndaj shëndetit publik./ Voa

Evropës kroaci serbi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.