Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Stuhia Darragah në Britani u merr jetën dy personave

10:30 / December 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0284
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Britania e Madhe është përfshirë nga një tjetër stuhi, e cila ka shkaktuar vdekjen e dy personave si dhe dëme të shumta në infrastrukturë.

Mediat britanike raportojnë se stuhia Darragah e shoqëruar me erë të fortë ka bërë që dy persona të humbin jetën si pasojë e rrëzimit të pemëve.

Ndërkohë mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike pasi stuhia Darragh vazhdon të godasë Mbretërinë e Bashkuar, duke lënë gjurmë shkatërruese.

Policia e West Midlands tha se ata u thirrën në Silver Birch Road, Erdington, pak pas orës 15:00 të sotme, pas raportimeve se një pemë ishte rrëzuar dhe goditi një makinë.

Sgt Benjamin Parsons, i Njësisë së Policisë Rrugore, tha se “mendimet tona janë me familjen e burrit në këtë moment dhe të afërmit e tij janë informuar”.

Kjo situatë erdhi pasi një tjetër burrë, rreth të 40-tave, vdiq kur një pemë ra mbi furgonin e tij në Lancashire.

Burri po ngiste automjetin e tij Citroen në A59 në Longton, afër Preston, rreth orës 9 të mëngjesit të së shtunës. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje

Detektivi Rreshter Matt Davidson, nga njësia e hetimit, tha: “shumë trishtim, ky incident ka rezultuar me vdekjen e një burri dhe mendimet tona janë me të dashurit e tij në këtë kohë”.

Më shumë se 175,000 shtëpi janë pa energji elektrike.

Banorëve të zonave më të goditura në Irlandën Veriore, si dhe në brigjet perëndimore të Uellsit dhe Anglisë, u është kërkuar të qëndrojnë brenda në mes të frikës se rënia e pemëve mund të shkaktojë viktima.

Në Burnham-on-Sea, Somerset, një pemë e madhe ra mbi një shtëpi.

Në aeroportin e Birminghamit, pilotët u përpoqën të ulen dhe të ngriheshin me erëra të kundërta 60 mph dhe Aeroporti i Cardiff-it u detyrua të mbyllte pistën e tij gjatë mëngjesit. U anuluan gjithashtu disa fluturime të British Airëays për dhe nga Heathroë, Paris, Shtetet e Bashkuara dhe Holandë.

Ndërkohë, atraksioni turistik Llandudno Pier në Uellsin e Veriut u godit nga erërat me shpejtësi 93 milje në orë, të cilat shkatërruan pjesë të strukturës historike.

Stuhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.