Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Stuhia e fuqishme i “shqyen hundën” avionit por superpiloti i ul të sigurtë pasagjerët

23:03 / October 27, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avioni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoriteti i aviacionit civil të Paraguajit nisi sot një hetim për fluturimin LA1325 të LATAM Airlines, kapiteni i të cilit u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi pa ‘hundën’ e avionit duke u shpërbërë mes një stuhie të fortë.

Airbus A320 që i përkiste degës së sipërpërmendur të linjës ajrore në Paraguaj (LATAM Airlines Paraguay) u përball me mot ekstrem të mërkurën vonë në mbrëmje, ndërsa fluturonte nga Asuncion në Santiago, Kili.

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet e frikshme për pasagjerët teksa avioni dridhet dhe rrufeja shkrep nga dritaret. Avioni u kthye në kryeqytetin e Paraguajit dhe u ul i sigurt, pa lëndime në pasagjerë apo anëtarë të ekuipazhit.

Momentos de tensión en vuelo de Latam con destino a Asunción. Tormentas severas en ruta, avión bastante dañado. Todos a salvo. pic.twitter.com/6NojeEknzz

— Javier Oliver CT💥 (@javieroliver_ct) October 27, 2022

Megjithatë pamjet e ‘hundës’ së shpërbërë dhe të çarave në xhamin e kabinës janë tronditëse.

Kreu i agjencisë së aviacionit civil të Paraguajit (DINAC) tha se avioni u ndesh me një “stuhi të paprecedentë”.

Nga ana e saj, linja ajrore theksoi se “pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit janë mirë” dhe se Airbus A320 u detyrua të bënte një ulje emergjente rreth orës 23:00 (me orën lokale) për shkak të “kushteve të motit ekstrem”.

ATERRADOR | 🛬

Pasajeros del vuelo de LatAm Airlines de Santiago de Chile a Asunción vivieron momentos de pánico al atravesar la tormenta y turbulencias que afectaban a nuestro territorio antes de aterrizar.

El vuelo fue desviado a Foz de Iguazú y luego aterrizó en Asunción. pic.twitter.com/rOzlHdLSB9

— El Nacional (@elnacionalpy) October 27, 2022

avioni paraguaj stuhia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.