Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Subjekt i OFL-së, u shpëtoi tre atentateve dhe jetonte si biznesmen. Kush është Ardian Çapja

09:56 / March 29, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ardjan Capja1 733x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ardian Çapja, ‘koka’ e të cilit u ka shpëtuar tri herë plumbave e që sot u vu në pranga, është një emër mjaft i njohur në botën e krimit. Çapja është shoqëruar shumë herë në polici, ndërsa në vitin 2017, u ka shpëtuar dy atentateve me armë dhe eksploziv. Ai është pronari i hotel ‘Unives’ në hyrje të qytetit të Elbasanit dhe vëllai i Sokol Çapjes, që u ekzekutua në vitin 2005. Prej vitesh familja Çapja ka qënë e akuzuar si e përfshirë në botën e krimit duke humbur nga atentate dhe ekzekutime të ngjashme edhe shumë familjarë.

Gjithçka ka nisur si pasojë e përplasjes mes Dritan Shemes dhe Sokol Çapjas për vrasjen e Rezart Çelës me qëllim kapjen e biznesit të lojërave të fatit në dekadën e fundit në Elbasan. Këto hasmëri kanë sjellë edhe shumë viktima nga të dyja palët.

Pas kësaj ngjarjeje mbeti i vrarë Sokol Çapja. Kjo pasoi me vrasjen e kunatit të Memës, Ardian Ibrahimi, në maj 2006. Në vitin 2012, Gentian Beqiri, një nga të akuzuarit për vrasjen e Sokol Çapjes, u ekzekutua, ndërsa ishte lënë në arrest shtëpie. Ndërsa në mars 2015, në Torino të Italisë, u ish-polici Fadil Mema. Më pas, në shkurt të vitit 2016, mbetën të vrarë Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli, ndërsa mes tetë të plagosurve ishte dhe Florenc Çapja.

Ndërsa në qershor 2016, Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça u arrestuan për sulm ndaj disa efektivëve civilë të Policisë pasi dyshonin se do të kryenin atentat ndaj tyre. Por edhe pse gjithaçka ishte e dokumentuar me video, Gjykata e shpalli Ardianin të pafajshëm. Ajo ishte hera e parë, që ai u prezantua publikut.

Atentati i parë ndaj tij ndodhi në dhjetor të vitit 2017, kur Çapja i shpëtoi breshërisë së automatikut nga persona ende të paidentifikuar që e ruanin prej kohësh dhe tentuan ta eliminonin. Autorët dinin me saktësi orën kur 55-vjeçari hynte dhe dilte nga banesa e tij dhe e qëlluan kur doli tek dera. Çapja dëgjoi të shtënat dhe u rifut me shpejtësi në banesë duke mundur t’i shpëtojë atentatit.

Nuk kaloi shumë kohë dhe në 6 gusht të 2017-ës, në makinën e tij vendosën një bombë. Por Çapja ia doli që të shpëtonte edhe kësaj herë, pasi predha nuk shpërtheu. Ndërsa atentati i tretë ndaj Çapja ndodhi më mëngjesin e 8 qeshorit. Një ‘hitman’ piketoi kokën e Çapjas me snajepr por nuk ia doli sot…as këtë herë. Ajo që bënte akoma më shumë përshtypje në këtë rast është se vetë familja Çapja, nuk e pranononte se bëhej fjalë për një attentat, duke ‘kyçur’ gojën dhe duke mos dhënë asnjë lloj informacioni.

Në vitin 2020, Çapjas, i shkoi edhe formulari për vetëdeklarimin nga OFL-ja, ku shkruhej se Ardiani dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura për motive hakmarrjeje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.