Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Suedia nxjerr ligj të ri për riciklimin e mbetjeve ushqimore

22:44 / November 6, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
000
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ligj i ri në Suedi u kërkon të gjithë banorëve që të riciklojnë mbetjet e tyre ushqimore. Prej dhjetëra vitesh ky proces është zbatuar në shumë qytete të Suedisë. Megjithatë, ligji i ri nënkupton ndryshime në kryeqytetin Stokholm. Pyetja qëndron nëse ligji i ri ka sjellë ndryshime?

Fabian Sall, banor i Stokholmit, i riciklon mbetjet e ushqimeve kur gatuan. Ai e mbështet ligjin e ri suedez që u kërkon të gjithëve që të riciklojnë mbetjet ushqimore.

“Në fakt, është gjë e mirë t’i mbash njerëzit përgjegjës për mbetjet ushqimore që hedhin. Miratimi i ligjit i bën njerëzit që të mendojnë ndryshe lidhur me ushqimet që hedhin”.

Ligji hyri në fuqi në fillim të vitit, ndonëse shumë qytete në të gjithë Suedinë i kanë ricikluar mbetjet ushqimore për dekada. Shtrohet pyetja nëse ligji ka patur efekt.

‘Biokraft’, një nga dy kompanitë përgjegjëse për riciklimin e mbetjeve ushqimore në kryeqytetin suedez, thotë se riciklimi është rritur afërsisht 20% krahasuar me periudhën janar-mars të vitit të kaluar.

Sfida qëndron në procesin e përpunimit të mbeturinave, pasi një pjesë e tyre nuk janë mbetje ushqimore.

Chasib Hamid, menaxher riciklimi në firmën Biokraft, thotë se rreth 30% e mbetjeve të supozuara të ushqimit në fakt janë mbeturina të tjera që nuk mund të riciklohen.

Mbetjet ushqimore përpunohen për të prodhuar lëndë djegëse me bazë bimore dhe plehra për bujqësinë. Firma prodhon gjithashtu karburant të lëngshëm që tregtohet jashtë vendit.

“Përdorim një lloj bakterie që ndikon tek çlirimi i bio-gazeve nga mbeturinat. Një pjesë e biokarbureve të presuara përdoret për të furnizuar kamionët që mbledhin dhe transportojnë mbeturinat. Ndërsa shumica dërgohet nëpër karburantet e zonës së kryeqytetit”, thotë inxhinieri Oerjan Bohinen me firmën Biokraft.

Në vitin 2018, Stokholmi i konvertoi të gjithë autobusët e tij për të përdorur biokarburantet e përftuara nga riciklimi i mbetjeve me bazë bimore, sipas organizatës SL që menaxhon transportin publik të kryeqytetit.

Sipas përllogaritjeve, përpunimi i mbetjeve ushqimore të 3000 banorëve në vit mund të krijojnë lëndë djegëse të mjaftueshme për të furnizuar një autobus gjatë gjithë vitit.

Rreth 35% e mbetjeve ushqimore nuk riciklohet, çka përbën sfidë për Stokholmin.

Sipas përllogaritjeve të kompanisë që menaxhon ujin dhe mbeturinat “Stockholm Vatten och Avfall”, rreth 120 kilogramë mbetje ushqimore shkaktohen në vit nga çdo banor.

Sfidë për riciklimin janë edhe ndërtesat e vjetra, që nuk mund të rinovohen për shkak të disa rregullave, të cilave u mungojnë hapësirat për të instaluar koshat e mbeturinave ushqimore. Tjetër sfidë është se rreth 50% e mbetjeve ushqimore në kryeqytet vijnë nga restorantet dhe bizneset e tjera ushqimore.

“Nga riciklimi i mbetjeve ushqimore mund të prodhojmë lëndë djegëse dhe plehra me bazë bimore, çka ndihmon në pakësimin e çlirimit të gazeve që shkaktojnë efektin serrë. Përdorimi nga bujqësia i plehrave me bazë bimore ulë përdorimin e fosfatit”, thotë Stina Hedström me firmën “Stokholm Vatten Och Avfall”.

Bashkimi Evropian synon që deri në vitin 2030 të përgjysmojë mbetjet ushqimore për frymë. Objektivi në Suedi është ulja me rreth 20% deri në vitin 2025.

mbetjeve riciklimin suedia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.