Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Suficiti buxhetor në periudhën janar-mars, 180 mln euro tre herë më i lartë se Paketa e Rezistencës

23:39 / April 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Suficit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në fund të tremujorit të parë buxheti i shtetit akumuloi 180 milionë euro (22,1 miliardë lekë) më shumë të ardhura se sa shpenzoi. Balanca fiskale me suficit ishte shumë herë më mirë se planifikimi vjetor ku parashikohej që në fund të tremujorit deficiti të ishte minus 6,2 miliardë lekë (50 milionë euro).

Duke marrë në konsideratë programin buxhetor të miratuar parlament në fund të tremujorit të parë të vitit qeveria ka fonde të lira në nivelin 31 miliardë lekë. Kjo shumë është tre herë më e madhe se bonusi i pensionistëve (3,5 miliardë lekë) dhe Kontigjenca për Paketën e Rezistencës (6 miliardë lekë).

Suficiti buxhetor në këtë periudhë u ndihmua nga rritja jo e zakonte e të ardhurave buxhetore, të cilat shënuan rritje vjetore me 27 % në janar-mars 2022. Në anën tjetër shpenzimet buxhetore në tremujorin e parë zakonisht kanë ecuri më të dobët se planifikimet për shkak se, zakonisht në këtë periudhë bëhen tenderimet dhe fondet çelen më vonë.

Rritja e të ardhurave buxhetore po nxitet nga shtrenjtimi i çmimeve, sidomos lëndëve të para nga importi. Qeveria po merr me shumë të ardhura neto nga tatimet që vilen në përqindje të çmimeve, kryesisht TVSH-ja. Psh tatimet marrin aktualisht 45 lekë TVSH për çdo litër karburant që shitet me pakicë nga 35 leke që merrnin vitin e kaluar. Ministria e Financave ka pohuar se një pjesë e suksesit në rritjen e të ardhurave e ka projekti i fiskalizimit.

Por rritja e të ardhurave buxhetore ka gjasa të shkojë si uji në rërë nëse qeveria nuk shpenzon me kujdes. Me këtë ecuri arka e shtetit rrezikon të keqpërdorët si dy vitet e fundit. Në dy vitet 2021 dhe 2021 qeveria shpenzoi pothuajse 40 për qind fondit të investimeve kapitale në muajin dhjetor duke shkelur kështu parimet e ligjit organik, i cili nuk lejon përqendrimin e pagesave në një periudhe.

Një listë zyrtare me zërat e investimeve që u publikua nga Ministria e Financave tregon se, projektet kryesore të investimeve morën nga 40-60% te financimeve vjetore gjatë muajit dhjetor. Fondet e investimeve të shpërndara në shumë projekte dhe jo të mbështetura në prioritete të zhvillimit të qëndrueshëm nuk po rrisin produktivitetin në ekonomi.

bilanci
Burimi: Ministria e Financave
ec1
Burimi: Ministria e Financave
ec3
Burimi: Ministria e Financave

financat paketa rezistences suficiti buxhetor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.