Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sula: Një grup individësh po mbajnë peng PD, nuk do të bëhemi pjesë e një farse

16:41 / June 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dashnor sula 770x434 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një intervistë në rubrikën “Opinion” në News24 deputeti Dashnor Sula u shpreh se po kryhen procese të njëanshme për zgjedhjen e kryetarit. Ai gjithashtu theksoi se anëtarët janë zëvendësuar më persona që nuk janë të fushës përkatëse, duke i cilësuar si ‘punonjës të call center’.

Deputeti më tej u shpreh së në PD po bëhet një proces fals për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe kjo sipas tij po e çon partinë drejt greminës.

“Unë bashkë me të gjithë kolegët nuk jemi ndarë nga Sali Berisha siç thonë të tjerë, por për mënyrën dhe veprimet që bënë duke shkelur rregullat dhe statutin e PD, duke mos bërë garë. Tani kanë anashkaluar totalisht funksionin e sekretarit të përgjithshëm dhe janë zëvendësuar me individë që nuk kanë asnjë lidhje. Po të shohim gjithçka është një farsë nga një grup individësh të caktuar që tani është vetëm për të mbajtur peng Partinë Demokratike. Në mbledhje nuk ka pasur asnjë tension në mbledhje. Unë them që Berisha ka marrë copën  e madhe për ta mbajtur, Basha do të mbajë copën e vogël për ta mbajtur. Kjo është e turpshme. Unë dhe gjithë kolegët e mi nuk kemi agjendë individuale.

Demokratët, PD duhet të jetë  e unifikuar dhe demokratët duhet të jenë bashkë sepse ndryshe Edi Rama, regjimi do të qëndrojë ende në pushtet. Unë dhe kolegët e mi nuk do të bëhemi pjesë të një farse dhe kurrë nuk i lëpihemi një kryetari. Jemi zëri që kemi bërë opozitë. Një pjesë e atyre që kanë qenë në mbledhje sot, nuk kanë zë në parlament, në media, nuk bëjnë opozitë. Po të ishim për luks i lëpiheshim regjimit apo zotit Berishës dhe merrnim poste, por nuk është kjo rruga. Këto nuk kanë bërë, por e gjitha është për interesa personale”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.