Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sula: Të themelohet UÇD, opozitar me makinë 100 mijë euro nuk frymëzon për rrëzimin e qeverisë

17:46 / November 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dashnor Sula 10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula, thotë se në Shqipëri duhet krijuar UÇD (Ushtria Çlirimtare e Demokratëve) për çlirimin e demokratëve nga krerët e PD që po e mbajnë peng opozitën. Duke komentuar dorëheqjen e kreut të PDK-së në Kosovë, ish-deputeti e sheh si një vlerë qytetare, përkundër asaj që ndodh tek ne. 

”Kreu i PDK Memli Krasniqi i opozitës dha dorëheqjen. Është vlerë. UÇK ka përballuar luftën me Serbinë dhe ato prapë kanë probleme dhe si vlerë qytetare jep dorëheqjen, kurse këtu tek ne humb, humb nuk jep dorëheqje. UÇK u kijua për të çliruar nga serbët, këtu duhet krijuar UÇD për çlirimin e demokratëve nga krerët e PD që po e mbajnë peng opozitën. Mazhoranca përdor gjithë mjetet për të qenë në pushtet, po ku je ti? Nëse i demoralizon e nuk ngjall shpresë, duhet të kesh kartën e moralitetit”.

Ai e shikon tragjike të ardhmen e PD-së, rënia e së cilës sipas tij ka nisur që në 2008-ën. ”E shoh tragjike të ardhmen e PD-së. kjo ka ndodhur në 21 prill 2008. Që nga atëherë ka filluar rënia e PD. Ne fitonim mandatet për shkak të figurave të forta politike që kishte e djathta. Çfarë figurash ke në PD që ngjallin shpresë? Kavaja është model për bashkitë e tjera. Pse në bashkitë e tjera jo se u zgjodh modeli i gabuar. Është vlerë dorëheqja e Leskajt”.

Sula pohon thekson se opozita nuk ka më njerëz që frymëzojnë dhe që përballen. Imazhi i opozitarit sipas tij duhet të jetë i kulluar dhe jo i luksit sikurse shfaqen shumica e tyre. ”Që të jesh opozitar dhe të kesh makina të fundit, opozitë luksi. Në opozitë ose do hash dhe që t’u tregosh qytetarëve, jo se është keq pasuria, se nuk ke as biznes dhe ka makinë 100 mijë euro. Me rrogë deputeti e zyrtari pa biznes pa aktivitet prodhues. Nëse ke imazh të rrënuar dhe je i korruptuar, ti nuk frymëzon, se je sfidanti, sfidanti duhet të jetë i kulluar, ar, diamant e kundërta e kundërshtarit politik”.

Berisha miliona Opozita PD sula
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.