Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në Glasgow në Skoci. Sipas BBC, një person ka sulmuar me thikë disa persona në shkallët e një hoteli, duke lënë të vdekur 3 prej tyre, si dhe ka lënduar disa policë.
BBC raporton se autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë është qëlluar për vdekje nga policia. Ndër të plagosurit është edhe një oficer policie, për të cilin u tha se ishte në gjendje kritike.
Policia skoceze tha që situata ishte në kontroll dhe nuk kishte rrezik për evoluimin e situatës, ndërsa oficerët e armatosur mbeten në vendin e ngjarjes jashtë Park Inn, në Rrugën West George.
