Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sulm me thikë, plagosen studentët dhe profesori në një universitet në Kanada

18:43 / June 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
frtt
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një profesor dhe dy studentë u goditën me thikë në një ligjëratë ku flitej për çështje gjinore në një universitet në qytetin Waterloo në Kanada. Policia lokale konfirmoi se sulmuesi është arrestuar.

Policia tha se të plagosurit kishin marrë plagë, të cilat nuk paraqisnin rrezik për jetën e të lënduarave derisa motivet e sulmit ende janë të paqarta.

Sulmuesi u intervistua nga hetuesit.

“Nuk ka një kërcënim të mëtejmë për sigurinë publike as në kamp e as jashtë tij”, tha policia në qytetin Waterloo.

Nick Manning, zyrtar për komunikim në Universitetin e Waterloo-s, e identifikoi të dyshuarin si një anëtar të “komunitetit universitar”, por nuk pranoi të konfirmojë se personi është student. Ai tha se dy studentë dhe një profesor janë therur me thikë.

Ligjërata, në të cilën ndodhi sulmi, fliste për ndërtimin e gjinisë në historinë e filozofisë nëpërmjet diskutimeve bashkëkohore.

“I gjithë komuniteti ynë është vërtet i shqetësuar që kjo ndodhi këtu. Është një tronditje e madhe”, u tha Manning gazetarëve.

Yusuf Kaymak, një student në Universitetin e Waterloo, tha për ‘CTV News’ se ai ishte në klasë.

“Djali [sulmuesi] hyri dhe e pyeti ligjëruesin nëse ai ishte profesor, ai tha ‘po’, më pas nxori një thikë dhe pas kësaj, të gjithë dolën jashtë”, tha Kaymak.

Kaymak tha se rreth 40 studentë ishin në klasë në momentin e sulmit./ Rel

Kanada sulm thike Universitet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.