Pas bombardimeve masive gjatë mbrëmjes së sotme në disa zona në lindje të Ukrainës, shumë qytete dhe zona kanë mbetur pa energji elektrike. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë si përgjegjëse.
Gjithashtu, edhe këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak njoftoi se bombardimet ruse që goditën infrastruktura të shumta, duke shkaktuar ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike, veçanërisht në rajonet lindore
“Sulmet ruse mbi infrastrukturat kritike civile (në veçanti termocentrali më i madh në Kharkiv) janë një manifestim i terrorizmit të Federatës Ruse dhe dëshirës për të lënë civilët në masë pa energji elektrike dhe ngrohje. Një përgjigje frikacake ndaj ikjes së ushtrisë së tij nga fusha e betejës.”, shkruan këshilltari në Twitter.