Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sulmet e Berishës ndaj drejtësisë, Zef Brozi: Të hetohet pasi përbën rrezik për sigurinë e vendit

09:21 / December 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zef brozi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zef Brozi ka dalë në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ka dënuar sulmet ndaj drejtuesit të SPAK Altin Dumanit e ndaj gjyqtares Irena Gjoka.

”Unë dënoj me forcë sulmet, shpifjet, fyerjet e kërcënimet ndaj prokurorëve të SPAK e kryetarit të nderuar Altin Dumani, ndaj gjyqtares së nderuar Irena Gjoka dhe organeve të drejtësisë në përgjithësi, nga Tirani më i përkëdhelur dhe i pandëshkueshmi në këto 33 vite”,-shkruan Zef Brozi.

Duke ju referuar Sali Berishës, Brozi thotë se këto sulme të shëmtuara nuk duhet t’i frikësojnë prokurorët e gjyqtarët, por përkundrazi duhet të jenë edhe më të guximshëm për të hetuar pa asnjë tolerim, e zvarritje si deri më sot, atë që gjakosi Shqipërinë në 1997, organizoi grushtin e shtetit në 1998, urdhëroi aktin terrorist të 21 janarit e përben rrezik për sigurinë e vendit.

”Këto sulme të shëmtuara nuk duhet t’i frikësojnë ata/ato. Përkundrazi, prokurorët, gjykatat dhe BKH duhet të jenë edhe më të guximshëm për të hetuar e gjykuar pa asnjë tolerim e zvarritje si deri më sot atë që gjakosi Shqipërinë me 1997 dhe veshi me të zeza mijëra nëna, gra e motra; që organizoi grushtin e shtetit me 1998; që urdhëroi aktin terrorrist të 21 Janarit 2011; që minoi demokracinë; që përdori pushtetin e tij për të pasuruar me korrupsion madhor veten, familjarët e klanin e tij; dhe që përbën rrezik për sigurinë e vendit dhe të vete Perëndimit sidomos në kohën që Putini dhe forca të tjera anti-perëndimore po investojnë për destabilizimin e Shqiperisë dhe gjithë Ballkanit”,- shkruan Brozi.

Zef Brozi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.