Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit dhe bazave amerikane, Spiropali: Liria sot ka fytyrën e vajzave dhe grave iraniane

13:58 / March 1, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Elisa Spiropali
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar për sulmet e Iranit në vendet e Gjirit Persik dhe bazave amerikane, duke thënë se situata po hyn në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi.

Spiropali shprehet se kjo është përballja e një shoqërie me shtypjen. Ajo u jep fokus të veçantë vajzave e grave iraniane si simbol i qëndresës, por edhe viktima të dhunës. Ministrja thotë se sot liria mban fytyrën e tyre.

Spiropali përmbyll duke thënë se Shqipëria dënon çd veprim që cenon sigurinë ndërkombëtare dhe stabilitetin rajonal.

“Situata në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, me pasoja që tejkalojnë kufijtë e rajonit dhe prekin sigurinë globale.

Në qendër të kësaj krize nuk janë vetëm shtetet dhe strategjitë. Janë njerëzit.

Në Iran, qytetarë të zakonshëm kanë dalë në rrugë për dinjitet dhe liri. Shumë prej tyre janë vrarë. Të tjerë janë burgosur, apo zhdukur.

Ne nuk mund ta trajtojmë këtë si një episod gjeopolitik. Duhet ta shohim për atë që është: përballje e një shoqërie me shtypjen.

Në këtë përballje, gratë dhe vajzat iraniane kanë qenë në vijën e parë. Ato janë bërë simbol i qëndresës frymëzuese— por edhe viktima të dhunës më brutale. Shumë prej tyre janë sakrifikuar. Emrat e tyre mund të mos njihen të gjitha, por sakrifica e tyre është reale dhe e rëndë.

Ne i nderojmë ata që kanë humbur jetën në kërkim të lirisë.

Shqipëria ka qenë dhe mbetet e qartë: regjimi i ajatollahëve ka shtypur popullin e vet për dekada dhe ka kontribuar në destabilizimin e rajonit përmes veprimeve dhe strukturave që cenojnë sigurinë ndërkombëtare.

Njëkohësisht, ne dënojmë çdo sulm ndaj civilëve dhe çdo veprim që rrezikon përshkallëzim të pakontrolluar ushtarak. Sulmet dhe kërcënimet që kanë prekur Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraelin, vendet e Gjirit, si dhe interesat dhe personelin amerikan në rajon, janë të papranueshme. Siguria e aleatëve tanë dhe stabiliteti rajonal nuk mund të vihet në pikëpyetje.

Shqipëria qëndron përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë strategjikë, në mbrojtje të sigurisë kolektive. Por qëndrimi ynë buron edhe nga përvoja jonë historike: ne e dimë çfarë do të thotë diktaturë dhe çfarë çmimi paguhet për lirinë.

Në këtë moment delikat nevojitet maturi diplomatike, por edhe qartësi morale. Paqja e qëndrueshme nuk ndërtohet mbi frikë, por mbi përgjegjësi dhe respekt për jetën njerëzore.

Liria ka fytyrë. Sot, ajo fytyrë është shpesh ajo e një gruaje apo një vajze iraniane që ka zgjedhur të mos heshtë.

Shqipëria do të vazhdojë të flasë qartë kur liria cenohet dhe kur siguria kërcënohet.

Sepse ka momente kur historia kërkon qëndrim. Ky është një prej tyre”, përfundon Spiropali.

grave iranit liria spiropali sulmet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.