Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Braçe: Po delegjitimohen prokurorët siç bënte mafia e Cosa Nostrës

13:29 / April 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1385
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ndaj sulmeve që po bëhen ndaj SPAK dhe Altin Dumani kohët e fundit nga Ilir Meta. Braçe dënoi sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë, duke thënë se politikanët nuk duhet ta përdorin pushtetin si mjet për të linçuar prokurorët dhe gjyqtarët.

Balla tha se delegjitimimi i prokurorëve që ka lindur te mafia e Cosa Nostrës po ndodh edhe në vendin tonë.

“Ka që nga shtator që ka tension shumë të madh mes politikës dhe drejtësisë. Madje ndaj drejtësisë së re. Se kuptoj tensionin. Reforma e drejtësisë kishte këtë qëllim, politikanët në rolin e tyre dhe organet e drejtësisë në rolin e tyre kushtetues. Prokurorët ngrenë akuza, politikanët nuk kanë asgjë më tepër se qytetarët në këtë asket. Ky pushteti nuk mund të përdoret kundër institucioneve të drejtësisë. Pse ka kaq mllef? Pse duhet shkuar në linçimin, siç gjatë ditëve te fundit linçimi ka ikur në eterr. Ka vajtur aq larg sa ka shkaktuar tronditje të thellë në opinion publik.

Pse duhet që politika të përdorë pushtetin e saj për të linçuar prokurorë dhe gjyqtarë. Pse u dashka që ne deputetët të mos bindemi kundrejt kushtetutës, por të synojmë deligjitimimin e prokurorëve. Deligjitimimi përmes shpifjes lindi te mafia, Cosa Nostra. Nga Cosa Nostra dhe pastaj vajti te politika e mafies, pastaj në shtete malinje. Po ndodh këtu, po ndodh dhe në Shqipëri. Nuk mund ta tolerojmë që politikanët t’i japin vetes pushtet mbi Kushtetutën duke sulmuar institucione të tjera. Gjej në këtë sallë njerëz që e kanë mbështetur reformën në drejtësi, një pjesë nuk janë fare këtu, janë përzënë nga partia. E gjitha ca po ndodh demonstron se s’kemi qenë bashkë në qëllime për këtë reformë. Jo vetëm që s’kemi qenë bashkë, po urrejtja kundrejt atyre institucioneve të drejtësisë së re është në kulm. Duhet të bëjmë një hap pas të gjithë bashkë dhe të pranojmë rolin tonë, s’kemi asgjë më shumë se qytetarët e në raport me kushtetutën, secili duhet të jetë i barabartë para ligjit”, tha Braçe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjendjet i pajetë 60-vjeçari pranë lumit Lana, dyshohet se ishte i dehur

14:58 / October 18, 2026

Tensione në protestën në Tiranë, ministrja Ibrahimaj: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara në të gjithë vendin

13:58 / October 18, 2026

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.