Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sulmet ndaj SPAK, Fevziu: Secila palë politike bëhet agresive kur i bie pesha mbi kurriz

19:33 / February 18, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blendi fevziu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekziston një debat politik më së shumti në Shqipëri sa i takon institucionit më “aktiv” të drejtësisë që është SPAK. Teksa vitin e fundit kanë dominuar akuzat nga kampi opozitar, me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj u iniciuan deklaratat “kritike” të mazhorancës, madje të vetë kryeministrit Edi Rama.

Pikërisht për këtë “atmosferë” që është krijuar, dha komentin e tij gazetari Blendi Fevziu. Përmes një lidhjeje për Klan News, Fevziu theksoi se secila palë bëhet agresive në momentin që i bie mbi kurriz pesha.

“Për Prokurorinë e Posaçme, e para njëherë ligjin e kanë përgatitur vetë të dyja palët me 140 vota. Nuk di ç’të them, secila palë bëhet agresive vetëm në momentin që i bie mbi kurriz pesha”. Sipas gazetarit, korrigjimet kryhen me ligj, jo me deklarata politike që kanë vetëm një synim.

”Nëse këtu do flasim për të korrigjuar gjërat, korrigjimet bëhen me ligj se çfarë gjërash nuk kanë funksionuar deri tani dhe rikorrigjohen. Kjo nuk bëhet me deklarata politike, ato bëhen për të trembur prokurorët dhe s’janë mënyra më e mirë për mua”, tha ai.

FEVZIU spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.