AUSTRALI– Policia në Australi ka qëlluar për vdekje një djalë 16-vjeçar pasi ai goditi me thikë një burrë në shpinë në një sulm që autoritetet thonë se ishte terrorizëm. Sulmuesi kishte treguar shenja se ishte radikalizuar dhe anëtarët e shqetësuar të komunitetit mysliman kishin thirrur policinë përpara sulmit në Perth, thanë autoritetet shtetërore.
Djali thirri fillimisht vetë policinë pak para sulmit për të thënë se do të ushtronte dhunë, por nuk tha se ku dhe kush ishte, shkruan Sky News. Një burrë 30-vjeçar më pas u godit me thikë në shpinë me një thikë kuzhine dhe tre oficerë policie u lajmëruan pas një telefonate nga banorët.
Pas mbërritjes në vendngjarje, një nga policët nxorri një armë zjarri dhe e urdhëruan adoleshentin të ulte armën. Ai u qëllua kur nuk pranoi ta bënte këtë. Raportet lokale tregojnë se adoleshenti ishte i njohur për policinë dhe kishte “probleme të shëndetit mendor dhe radikalizimit”, dhe ishte në një program deradikalizimi.
Kryeministri i Australisë Perëndimore Roger Cook tha se deri më tani duket se ka vepruar i vetëm. Autori i sulmit është jashtë rrezikut për jetën në spital.
Kryeministri Anthony Albanese tha se ai ishte informuar nga policia dhe agjencitë e inteligjencës, të cilat këshilluan se nuk kishte asnjë kërcënim të vazhdueshëm.
“Ne jemi një komb paqedashës dhe nuk ka vend për ekstremizëm të dhunshëm në Australi,” shkroi Albanese në X.
Incidenti vjen pasi policia e Uellsit të Ri Jugor muajin e kaluar akuzoi disa djem për vepra të lidhura me terrorizmin në
hetimet pas goditjes me thikë të një peshkopi të krishterë, ndërsa ai po jepte një predikim të transmetuar drejtpërdrejt në Sidnei. Sulmi ndaj peshkopit erdhi vetëm disa ditë pas një goditjeje masive vdekjeprurëse me thikë në periferi të plazhit të Sidneit, Bondi, që mori jetën e gjashtë personave.