Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Sulmi kibernetik/ Klodiana Lala zbardh komunikimet me policët: Ja çfarë po ndodh në Rinas

22:55 / September 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodiana lala 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se efektivë të Policisë së Shtetit nuk po aksesojnë dot sistemin MEMEX. E ftuar në “Open”, Lala tha se në këtë sistem ku ruhen të gjitha të dhënat e të inkriminuarve, efektivët nuk po futen dot më. Ajo deklaroi se sistemi TIMS punon ende me vështirësi dhe se në Rinas kalohet me fotografim.

“Kam pasur komunikime të vazhdueshme me efektivë të ndryshëm të Policisë, të cilët më kanë konfirmuar se nuk arrijnë dot të punojnë në sistemin MEMEX. Është ndërhyrë në këtë sistem dhe nuk mundet që aksesohen të dhënat e tyre. Aty janë kartelat e personave të inkriminuar, që tentojnë të futen në Shqipëri e të dalin. Çdo e dhënë është hakuar. Edhe sot që flasim, sistemi TIMS funksionon me shumë vështirësi, në Rinas më thanë që po kalohet vetëm me fotografim,”- tha Lala.

Çfarë ndodhi sot?

Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.  Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.

klodiana lala policet rinas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Lushnje-Berat, plagosen dy shtetasit nga Bangladeshi

21:41 / September 29, 2026

Veliaj jep një pagë shpërblim për zjarrfikësit e Tiranës, 189 efektivë përfitues

21:11 / September 29, 2026

Shpërthim në një karburant në Sarandë, dyshohet për dy të plagosur

12:52 / September 29, 2026

Të shtëna me armë gjatë operacionit antidrogë në Qafështamë

12:49 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.