Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e dënojnë sërish sulmin kibernetik të Iranit ndaj sistemit TIMS në Shqipëri, sulm që shkaktoi kaos dhe pritje të gjata të udhëtarëve për shumë orë në mbarë doganat e vendit.
Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një qëndrimi zyrtar, thekson se ky ishte një sulm ndaj një aleati të NATO-s dhe se administrata amerikane do të punojë me Shqipërinë, që forcohet mbrojtja kibernetike.
“Ne dënojmë me forcë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër tonë aleatit tonë në NATO, Shqipërisë, e cila pason sulmin kibernetik të Iranit më 15 korrik. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me Shqipërinë dhe me aleatët dhe partnerët e tjerë për të forcuar mbrojtjen kibernetike dhe për të mbajtur përgjegjës aktorët keqdashës”, shkruan Ned Price, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit.