Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sulmi kibernetik në Shqipëri, ambasadorja Yuri Kim: Irani është i pakënaqur nga ky vendimi

22:08 / September 29, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
yuri kim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim shprehu mbështetjen ndaj Shqipërisë pas sulmeve kibernetike që sipas verifikimeve të autoriteteve, u krye nga Irani. Në emisionin “Opinion”, Kim theksoi se SHBA pasi ka vërtetuar se sulmi është kryer nga Irani, ka ndërmarr një seri sanksionesh për zyrtarët iranian.

E pyetur nëse Shqipëria rrezikohet nga sulmet terroriste pasi në vendin tonë po strehohet opozita Iraniane, ambasadorja tha “Iranianët janë qartazi të pakënaqur nga vendimi i Shqipërisë për të strehuar ata që kundërshtojnë regjimin Iranian.”

Pjesë nga intervista

Blendi Fevziu: Le t’u rikthehemi tani komenteve mbi Iranin dhe marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Iranit. Ne morëm një vendim shumë të fortë dhe shumë të vështirë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Sipas informacionit që qeveria jonë ka me agjenci dhe institucione të ndryshme, Irani ka ndërhyrë dhe ka shkatërruar sistemet dhe institucionet tona. A jeni e sigurtë që ishte Irani pas gjithë këtij veprimi?

Ambasadorja Kim: Jemi, jemi të sigurtë. Jemi të sigurtë. Vetëm pak ditë më parë, FBI dhe CISA, Agjensia për Sigurinë Kibernetike, publikuan një raport. Është mjaft i hollësishëm, mund të ta dërgoj nëse dëshiron. Është shumë i detajuar dhe shumë teknik, dhe tregon se sulmi nisi nga Irani. Ju e patë në deklaratat tona, të cilat dolën nga Shtëpia e Bardhë, shprehjen e sigurisë se sulmi erdhi nga Irani, se ne do të qëndrojmë krah Shqipërisë dhe do të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për të ndërtuar mbrojtjen e saj kibernetike, dhe se do të ndërmarrim hapa konkretë për t’iu përgjigjur sulmit të Iranit. Menjëherë pas kësaj, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara vendosi një sërë sanksionesh kundër Ministrisë Iraniane për Inteligjencën dhe Sigurinë, si edhe ministrave…

Blendi Fevziu: Për këtë rast?

Ambasadorja Kim: Është e lidhur me këtë rast, nuk është vetëm për këtë rast, por po.

Blendi Fevziu: Po, po, lidhur me këtë rast, po.

Ambasadorja Kim: Po. Dhe do të ndërmarrim më shumë… do të vazhdojmë të ndërmarrim më shumë hapa për të trajtuar kërcënimet. Kur dikush kërcënon një aleat të NATO-s, kur dikush kërcënon Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen, ne do të përgjigjemi.

Blendi Fevziu: Mendoj se ka patur edhe dy njoftime të tjera mbi akte terroriste nga Irani, disa vjet më parë dhe më i fundit, ishte në qershor, gjatë konferencës së MEK në Durrës. A mendoni se Shqipëria është në shënjestër le të themi të akteve terroriste nga Irani? A ekziston ky rrezik?

Ambasadorja Kim: Iranianët janë qartazi të pakënaqur nga vendimi i Shqipërisë për të strehuar ata që kundërshtojnë regjimin Iranian.

Blendi Fevziu: Opozita politike e Teheranit.

Ambasadorja Kim: Po. Dhe është shumë e rëndësishme që Shqipëria të bëjë punën e saj ashtu e gjykon më mirë, pa pasur frikë nga kërcënimet e vendeve si Irani. Prandaj ata janë të padëshirueshëm kudo në botë, sepse sillen kështu. Prandaj ne do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë, përfshirë edhe duke punuar me ekspertët tuaj për të ndërtuar mbrojtjen tuaj kibernetike dhe për të korrigjuar kërcënimet që mund të kenë ekzistuar.

Blendi Fevziu: Por problem është se, dhe e pyeta edhe Kryeministrin për këtë, opozita iraniane në Shqipëri, nuk flas për numra pasi nuk i di, por problem është se ata janë mirëpritur nga ne. Ata këtu kanë ardhur si refugjatë për të jetuar, jo për të vepruar politikisht nga Shqipëria. Nuk është problem ky?

Ambasadorja Kim: Kjo është diçka që qeveria shqiptare dhe organizata duhet ta trajtojnë.

Blendi Fevziu: Nuk është… nuk keni asnjë koment për këtë.

Ambasadorja Kim: Nuk kam asnjë koment tjetër për këtë.

irani sulmi kibernetik Yuri Kim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.