Autoritetet turke kanë konfirmuar se shpërthimi me bombë u krye nga një grua.
Gjithashtu zëvendëspresidenti Fuat Oktay tha: “U konstatua se një grua shpërtheu bombën. Ngjarja po hetohet dhe po bëhen vlerësimet e nevojshme. Deri më tani kemi humbur 6 persona, 4 prej tyre në vendin ku ndodhi sulmi. Kemi 81 të plagosur. Hetimet në vendngjarje vijojnë me shpejtësi. Kushdo që qëndron pas do të mbajë përgjegjësi”.
Shpërthimi i fortë tronditi vendin, ndërsa ka pasur edhe reagime të shumta nga zyrtarë të lartë turk si edhe shefi i NATO-s i cili është shprehur se NATO qëndron krah aleatit turk.