Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sulmi me armë te hotel “Voloreka” në Tushemisht, gjykata lë nën burg tre të akuzuarit

17:24 / September 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MASA E SIGURISE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Tiranës ka rivlerësuar masat e sigurimit për tre të arrestuarit në lidhje me dy sulmet me breshëri plumbash në drejtim të hotel “Voloreka” në Tushemisht të Pogradecit. Gjykata vendosi masën ‘arrest me burg’ për Anterio Kaloshin, Meardi Berberin si shtetasin Ervin Kalaja. Mësohet se Kaloshi është mik i Orges Bilbili, i cili akuzohet se ka bërë edhe sulmin në fjalë, ndërsa ishte në shoqërinë e tij kur u arrestua. Ata akuzohen për armbajtje pa leje, kundështim të policisë, falsifikim dokumentesh.

Tre të dyshuarit u arrestuan në kryeqytet, më 13 gusht. Cështja erdhi në Gjykatën Penale të Tiranës për shkak se gjykata e Pogradecit shpalli moskompetencë territoriale. Meardi Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës);Anterio Kaloshi, 29 vjeç, banues në Lushnjë (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës) dhe Ervin Kalaja, 40 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”) u arrestuan gjatë një operacioni të mirëorganizuar nga Shërbimet e Forcave Operacionale në zonën e Linzës, Tiranë, në garazhin e shtetasit Ervin Kalaja.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, këtyre shtetasve iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 thikë, krehra, sasi municioni luftarak, të cilat i posedonin pa leje, dokumente të dyshuara si të falsifikuara, sasi monetare në lek dhe euro.

Gjithashtu janë sekuestruar pjesë të ndryshme të armëve të zjarrit që dyshohet se janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale, të cilat do dërgohen për ekzaminim ne laboratorin shkencor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.