Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Sulmi me thikë në Gjermani, dyshime se mund të jetë për motive terroriste

20:58 / June 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 5 26
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hetuesit gjermanë kanë thënë të martën se dyshojnë se ka pasur motive ekstremiste mbrapa sulmit me thikë nga një burrë somalez, çka rrezikon rihapjen e debatit për migrimin, gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme.

Autoritetet në shtetin e Bavarisë, ka thënë se po rriten të dhënat për të dyshuarin, një azilkërkues nga Somalia me histori të problemeve mendore dhe vetëm me lejeqëndrim të përkohshëm, që mund të jetë radikalizuar.

“Zyra Qendrore e Bavarisë për Ekstremizëm dhe Terrorizëm, është duke trajtuar këtë rast, pasi mund të ketë motive islamiste”, kanë thënë prokurorët shtetërorë të Bavarisë dhe hetuesit shtetërorë penalë, përmes një deklarate. I dyshuari 24-vjeçar, ka kryer sulmin me thikë në qytetin Vuerzburg, duke therur tri gra për vdekje dhe duke lënë gjashtë persona tjerë të plagosur seriozisht. Somalezi i dyshuar, i cili ka arritur në Gjermani më 2015, ka nisur sulmin fillimisht në qendër, e më pas në një bankë. Ai është ndalur nga kalimtarët e rastit, e më pas nga zyrtarët policorë, të cilët e kanë qëlluar në këmbë.

Sipas dokumentacionit në polici, i dyshuari është trajtuar më parë në një institucion psikiatrik, dhe se nuk është njohur si islamist. Megjithatë, autoritetet gjermane kanë thënë se një numër faktorësh, mund ta bëjnë sulmin me motive ekstremiste. Në mesin e tyre përfshihen edhe deklaratat e dëshmitarëve se i dyshuari ka qarë duke thënë Allahu Akbar (Zoti është më i madhi) gjatë sulmit dhe ka folur për “xhihadin” nga shtrati i tij në spital, sa ka qenë në mbajtje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shërbimet onkologjike më pranë pacientëve, ministrja Spahiu: Borde tumoresh në spitalet rajonale

09:47 / October 6, 2026

Ndeshja Shqipëri-San Marino/ Policia me plan masash, rrugët që do të bllokohen

09:36 / October 6, 2026

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Përshkallëzohet protesta në Prishtinë, policia shpërndan turmën me gaz lotsjellës! Ka persona të lënduar

22:21 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.