Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sulmi ndaj bashkëshortit të Nancy Pelosit, reagon Biden: E neveritshme!

17:22 / October 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1200x 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i SHBA-së Joe Biden e ka quajtur “të neveritshëm” sulmin ndaj bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Paul Pelosi u sulmua në shtëpinë e çiftit në San Francisko më 28 tetor. Pelosi, 82 vjeç, pësoi një traumë të fortë në kokë dhe në trup, por pritet të shërohet plotësisht pas operacionit.

Duke folur në një tubim gjatë fushatës në Filadelfia, Biden tha se dhuna politike “nuk ka vend” në Shtetet e Bashkuara, duke shtuar “Mjaft është mjaft”.

“Çdo person me ndërgjegje të mirë duhet të ngrihet qartë kundër dhunës në politikën tonë, pavarësisht se cila është bindja juaj politike”, tha Biden.

Ai gjithashtu iu referua raporteve të mediave se sulmuesi pyeti “Ku është Nancy”.

Policia tha se i dyshuari përdori një çekiç gjatë sulmit ndaj Pelosit. Ai është arrestuar me akuzat për vrasje në tentativë, sulm dhe akuza të tjera, thanë autoritetet në një konferencë për shtyp.

Sulmi ndodhi vetëm 11 ditë përpara zgjedhjeve të pjesshme, në të cilat krimi dhe siguria publike janë shfaqur si shqetësimet kryesore në mesin e amerikanëve.

Sulmi ngre pyetje në lidhje me sigurinë e anëtarëve të Kongresit dhe familjeve të tyre pasi kërcënimet ndaj ligjvënësve janë në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, dy vjet pas kryengritjes së dhunshme në Kongresin Amerikan./ Rel

joe biden nancy pelosi Paul Pelosi SHBA sulmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.