Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sulmi ndaj shërbimeve online qeveritare, ekspertët e IT japin alarmin: Cënim i sigurisë kombëtare, nëse vërtetohet se…

23:37 / July 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hakera
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekspertë të Teknologjisë së Informacionit, kanë folur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’, në lidhje me sulmin kibernetik mbi shërbimet online qeveritare. Inxhinieri dhe eksperti i IT Erion Demiri, tha se sulmi nuk ishte i thjeshtë dhe se u sulmua një strukturë e madhe. Sipas tij fillimisht u dyshua me qëllim resurset e sistemit, por u kuptua që nuk ishte diçka e tillë.

“Është një sulm i cili ne pamë që solli rënien e gjithë sistemit. Informacioni se nga mund të ketë ardhur ky sulm është akoma shumë i paktë. Sulmet ndaj rrjeteve kompjuterike të tilla janë të shumëllojshme. Kemi kuptuar deri tani që nuk ishte një sulm i thjeshtë. U sulmua një strukturë goxha e madhe.

Se nga ka ardhur është një bisedë e gjatë. Sulmi i parë që u mendua, një sulm nga jashtë për të arritur mbarimin e resurseve të këtij sistemi. Janë sulme që bëhen nga jashtë, arrijnë të kuptohen nga ISP-të. Me kalimin e ditëve u kuptua që nuk ishte diçka e tillë, pasi kanë një kohë më të shkurtër. Kur simptomat vazhduan u kuptua se ishte diçka më e rëndë”, tha Demiri.

Ndërkohë Besmir Semanaj, ekspert i teknologjisë dhe informacionit deklaroi se nëse do vërtetohet se ka pasur rrjedhje të informacionit kemi të bëjmë me cënim të sigurisë kombëtare.

“Ndodhi ajo që Shqipëria nuk ishte e përgatitur për diçka të tillë. Që kur dolën të dhënat e patronazhistëve u tha që sistemi nuk ishte i sigurt. Bashkohem me atë që tha kolegu që ishte një sulm shumëdimensional, një sulm që dhe shtete të tjera do vuanin ta përballonin. Ata që jetojnë jashtë vazhdojnë të kenë zero akses në shërbimet e e-Albania. Sulmi është i paprecedentë nëse bazohemi te videot që shpresojmë të mos jenë të vërteta. Nëse me të vërtetë ka ndodhur ajo që tregohet në këto video të dhënat e shtetit shqiptar janë me të vërtetë në rrezik. Flasim për video ku fshihen serverat e infrastrukturës. Shteti shqiptar duhet të kishte një strukturë paralele teknologjike. Duhet të kishim një strukturë sekondare. Nëse do vërtetohet se ka pasur rrjedhje të informacionit kemi të bëjmë me cënim të sigurisë kombëtare”, tha Semanaj.

alarm ekspertet siguria kombetare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.