Akt kriminal të shëmtuar e ka konsideruar ish-kryeministri Sali Berisha sulmin me armë zjarri të godinës së Top Channel, ku mbeti viktimë roja i televizionit. Në reagimin e tij në Facebook, Berisha thekson se ngjarja është dëshmi e dhimbshme të pasigurisë së plotë që ekziston sot në vend.
“Një akt kriminal i shëmtuar. Sulmohet me armë zjarri Top Channel dhe ekzekutohet në kabinën e tij roja e objektit. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel. Denoncoj këtë akt kriminal, si dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit”.