Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sulmi në Kosovë/ Radoiçiç heq dorë nga pronësia e kompanive në Serbi

19:31 / October 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 651d2197536f4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, ka hequr dorë nga pronësia e kompanive në Serbi, u tha në ueb-faqen e Agjencisë për Regjistrat e Bizneseve të Serbisë (APR).

Siç u tha në njoftim, Radoiçiçi ka transferuar 40 për qind të aksioneve të tij që kishte në pronësi te kompania Inkop, përkatësisht te partnerët e tij të biznesit, vëllezërit Zvonko dhe Zharko Vesellinoviç.

Inkop ka në pronësi disa kompani simotra që në të kaluarën kanë fituar tenderë nga buxheti i Serbisë, por edhe pasuri të tjera sa i përket pajisjeve dhe pronave të paluajtshme.

Edhe para sulmit ndaj policisë së Kosovës më 24 shkurt, që Kosova e cilëson si sulm terrorist, autoritetet në Kosovë e kanë lidhur emrin e Millan Radoiçiçit me aktivitete kriminale.

Edhe Zvonko Vesellinoviç është lidhur me krime në Kosovë.

Sulmi në Banjskë nga Serbia nuk po trajtohet si akt terrorist dhe Millan Radoiçiç nuk është akuzuar për vrasjen e policit kosovar, Afrim Bunjaku, gjatë paraqitjes para Zyrës së Prokurorisë së Lartë në Beograd.

Në mesin e krimeve për të cilat ai dyshohet se ka kryer janë shkaktimi i rrezikimit të publikut dhe posedimi i paligjshëm i armëve.

Radoiçiq dhe vëllezërit Vesellinoviç janë nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar. Por, Serbia ka thënë se nuk e ka obligim ndërkombëtar që t’i respektojë këto masa ndëshkuese.

Ata u vendosën nën sanksione të SHBA-së në dhjetor të vitit 2021 nën dyshimet për krim të organizuar dhe korrupsion./ Rel

Radoiçiç serbi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

“Emigrantët kanë kontribuuar në ndërtimin e SHBA-së”/ 250-vjetori i Pavarësisë, Papa Leoni ‘kunja’ Presidentit Trump

21:40 / July 3, 2026

Kryeministri i Moldavisë jep dorëheqjen pas më pak se një viti në detyrë: “Nuk mund ta ushtroj më mandatin sipas parimeve të mia”

12:02 / July 3, 2026

Hyri fshehurazi në pishinë pas mesnate me miqtë, 28-vjeçari në Milano humb jetën tragjikisht gjatë zhytjes

11:57 / July 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.