Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu akuzon Lëvizjen e Xhihadit Islamik për bombardimin e një spitali në Gaza që vrau qindra njerëz, 500 deri në 800 sipas raporteve.
“Një analizë e sistemeve operacionale të IDF-së tregon se një breshëri raketash u hodhën nga terroristët në Gaza, pranë spitalit Al Ahli në Gaza në kohën kur u godit.
Informacionet nga burime të shumta në duart tona tregojnë se Lëvizja e Xhihadit Islamik është përgjegjëse për lëshimin e dështuar të raketës që goditi spitalin në Gaza”, shkroi Netanyahu në Platformën X.
Terroristët barbarë në Gaza janë ata që sulmuan spitalin në Gaza, jo IDF (Forcat izraelite) Ai që vrau mizorisht fëmijët tanë, vrau edhe fëmijët e tij”, shkroi Netanyahu në Platformën X.