Ish-ambasadori, Flamur Gashi i ftuar mbrëmjen e sotme tek “5 pyetjet” ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua ditën e djeshme në veri të Kosovës ku mbeti i vdekur efektivi, Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë pas sulmeve nga grupet e armatosura serbe. Ish-ambasadori përgëzoi punën e autoriteteve të Kosovës veçanërisht atë të inteligjencës pasi sipas Gashit nga informacionet e mbledhura ndaluan një masakër.
“Kanë filluar të mblidhen informacione, inteligjenca, policia dhe organet e tjera ligjvënëse dhe ligjzbatuese kanë bere një punë të shkëlqyer. Pune e shkëlqyer me partneret strategjik, SHBA, NATO për te mbledhur informacionet bazike për hyrjen e tyfe në territorin e Kosovës. Vlerësojmë punën e shërbimit sekret të Kosovës. Është punë operative e shkëlqyer e agjencisë së inteligjencës së Kosovës. Mund të kishim një masakër”, shtoi ai.
Gashi e quajti qesharake deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç i cili tha se sulmi në Banjskë ndodhi pasi “disa serbë të Kosovës” u rebeluan duke ngritur barrikada dhe duke nxitur më pas reagimin e policisë së Kosovës. Sipas Vuçiç, i vetmi fajtor për atë që po ndodh në veri, “është Albin Kurti”.
“Shume qesharake të revoltohet, ata ishin të armatosur për të plagosur 1 mijë vetë me rrobat e ushtrisë serbe, me infrastrukturë që e përdor ushtria serbe. Lojra fjalësh”, u shpreh Gashi.