Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sulmi nga Irani në Shqipëri, Shtëpia e Bardhë: Po punohet për përforcimin e sigurisë kibernetike

10:47 / September 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shtepia e bardhe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë reaguar sërish në mbështetje të Shqipërisë pas shkëputjeve të marrëdhënieve diplomatike me Iranin. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean Pierre, tha se administrata e Joe Biden po punon me vendin tonë për të përforcuar sigurinë kibernetike, gjithashtu komentoi dhe mundësitë e zbatimit të artikullit 5 të NATO-s për të mbrojtur vendet anëtare edhe nga sulmet kibernetike.

“Roli ynë këtu është të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për të vënë para përgjegjësisë Iranin dhe të punojmë me Shqipërinë për të përforcuar sigurinë e saj kibernetike dhe të fuqizojmë normat e sjelljes së përgjegjshme shtetërore në hapësirën kibernetike. Kjo është ajo që do të bëjmë dhe do të jemi një aleat ndihmues në atë drejtim. Aleatët në NATO i marrin vetë vendimet e tyre sovrane se si t’i kundërpërgjigjen sulmeve kibernetike, përfshirë nëse do të thërrasin artikullin 5, pasi e di që njerëzit kanë pyetur rreth tij, prandaj kjo i takon aleatëve në NATO. Ju e dini, ka një proces për këtë. Është një proces i shumëfishtë përpara se ne mund të aktivizojmë Artikullin 5, pra edhe njëherë, kjo është një çështje që aleatët në NATO do ta diskutojnë”, u shpreh Karine Jean Pierre, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Pas sulmit kibernetik të shërbimeve publike online që gati rrënoi të dhënat e shqiptarëve, Shqipëria akuzon Iranin. “Sulmi nuk ishte një operacion individësh, por një agresion shtetëror. Agresioni është orkestruar nga Irani”, tha kryeministri Edi Rama.

Ministria e Jashtme e Iranit i konsideroi “pretendime të pabaza” akuzat e autoriteteve shqiptare, dhe një “veprim të pamenduar dhe dritëshkurtër në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Në deklaratën e ministrisë së Jashtme iraniane pretendohet se “vende të treta që mbështesin terrorizmin kanë luajtur rol kyç në vendimin e gabuar të Shqipërisë”, ndërsa shtohet me tej se sipas saj, deklaratat e shpejta të SHBA-ve dhe Izraelit në mbështetje të vendimit të Shqipërisë deklaratat “tregojnë një komplot dhe fushatë të re kundër Iranit”.

irani SHBA Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama udhëton drejt SHBA-së në 20 shtator, zbardhen detaje nga takimet që pritet të zhvillojë

22:41 / September 15, 2026

Batuta e Trump për kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një çelës për në Shtëpinë e Bardhë

22:21 / September 15, 2026

Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerët e UÇK-së

22:00 / September 15, 2026

Rama drejt SHBA për Asamblenë e OKB, takim edhe me shqiptarët

21:01 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.