Policia në Bruksel thotë se ka qëlluar me armë një person, i cili dyshohet të jetë autori i dyshuar i sulmit të armatosur që vrau dy tifozë suedezë të hënën në mbrëmje. Ai u qëllua në një kafene në lagjen Schaerbeek, raportuan mediat lokale, ndërsa mbeti i plagosur. Aktualisht personi i plagosur ndodhet në reanimacion.
Prokurorët belgë konfirmuan incidentin, por thanë se nuk mund të konfirmonin ende nëse personi ishte sulmuesi, Abdesalem L. Brukseli ka qenë në alarmin më të lartë terrorist pas sulmit të së hënës.
Sulmi ndodhi mbrëmjen e përballjes mes Belgjikës kundër Suedisë, një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 në Heyel stadium.