Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sulmohen ndërtesat qeveritare/ Të paktën 12 viktima nga përleshjet në Bagdad

22:51 / August 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
9FED315E 1451 4D99 868F D01097328477
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Të paktën 12 persona janë qëlluar për vdekje në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, pasi qindra mbështetës të klerikut me ndikim shiit, Muqtada al-Sadr, sulmuan ndërtesat qeveritare në mes të tensioneve në rritje me grupet rivale shiite të mbështetura nga Irani.

Ndërsa të paktën 270 të tjerë u plagosën më 29 gusht, pasi u qëlluan me armë zjarri dhe gaz lotsjellës, në zonën e Gjelbër, ku gjinden ndërtesat qeveritare dhe diplomatike irakiane.

Mobilizimi masiv dhe kontrolli janë pjesë e strategjisë tashmë të njohur të klerikut, figurë e fuqishme në skenën politike në Irak. Ai njihet si nacionalist dhe me agjendë anti-Iranit.

Shtetet e Bashkuara i quajtën trazirat në Bagdad si “shqetësuese” dhe u bënë thirrje irakianëve që të përmbahen nga dhuna dhe të kërkojnë dialog për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike.

Misioni i Asistencës së Kombeve të Bashkuara në Irak (UNAMI) i quajti zhvillimet “një përshkallëzim jashtëzakonisht të rrezikshëm” dhe gjithashtu u kërkoi të gjitha palëve “të përmbahen nga aktet që mund të çojnë në një zinxhir të pandalshëm ngjarjesh”.

“Vetë mbijetesa e shtetit është në rrezik”, thuhet në deklaratën e UNAMI-it. Dëshmitarët thanë se besnikët e klerikut shiit dhe mbështetësit e një blloku rival shiit, Korniza e Koordinimit pro-Iranit, kishin shkëmbyer zjarr në Zonën e Gjelbër./Rel

irak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.