Gjashtë persona u qëlluan për vdekje në një qendër rehabilitimi nga droga pranë qytetit perëndimor meksikan të Guadalajara.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se pesë burra dhe një grua u vranë në sulmin e së dielës në periferi të San Pedros.
Lajmi është bërë me dije nga zyra e prokurorit të shtetit Jalisco.
Rajoni është një nga më të dhunshmit në Meksikë për shkak të luftërave në terren midis bandave rivale, duke përfshirë Kartelin e fuqishëm “Jalisco Neë Generation”.
Qendrat e rehabilitimit të drogës kanë qenë më parë në shënjestër në disa pjesë të Meksikës.
Sipas autoriteteve, disa prej tyre përdoren si strehë për kriminelët e dyshuar, të cilët, kur zbulohen, sulmohen nga rivalët e tyre.
Ky nuk është rasti i parë, pasi më në korrik 2020, njerëz të armatosur rëndë sulmuan një qendër rehabilitimi nga droga në qytetin qendror të Irapuato dhe vranë 27 njerëz.