Një prej punonjësve të Ballshit, që ka hyrë në grevë urie për marrjen e pagave të prapambetura, ka bërë me dije se gruaja që foli kundër Monika Kryemadhit nuk është pjesë e nismës së tyre. Në një video të publikuar në rrjet, grevistja bashkë me gratë e tjera, shprehet se zonja që ka folur kundër Kryemadhit nuk është pjesë e tyre, ndaj dhe i kërkojnë ndjesë kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Jam greviste e Ballshit. Dëgjoj në media për zonjën Kryemadhi. Zonja që ka folur nuk ka qënë në takim atë natë. Prandaj po e përgënjeshtrojmë dhe Kryemadhit i kërkojmë ndjesë,“-shprehet grevistja.
Greva e naftëtarëve të Ballëshit është kthyer në “sheshin” e radhës së përplasjeve politike mes maxhorancës dhe opozitës. Një prej grave, në një deklaratë për mediat sulmoi sot Monika Kryemadhin. Ishte pikërisht kjo e fundit ripublikoi pamjet nga takimi i saj në Ballsh duke treguar se zonja që u bë sot virale, nuk ishte askund në dhomë gjatë vizitës së saj. Ndërkohë një greviste ka dalë duke pranuar se gruaja në video nuk është pjesë e tyre.