Wissam Ben Yedder, sulmuesi i Monakos dhe i Francës është arrestuar nga policia në Nice, pas akuzave për përdhunim.
Mediat franceze bëjnë të ditur se autoritetet policore franceze, kanë ndaluar dhe shoqëruar në komisariat Yedder dhe vëllanë e tij 25-vjeçar, të cilët akuzohen se kanë përdhunuar dy të rejat në një festë të organizuar në fillimin e korrikut të këtij viti.
Futbollisti është lajmëruar se është nën hetim për këtë ngjarje, teksa është lënë të largohet me kusht, vetëm pasi ka paguar 900 mijë euro, teksa tani do të presë përfundimin e hetimeve në gjendje të lirë.