Sulmuesi me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha është lojtari i momentit te skuadra e Augsburgut që militon në elitën e futbollit gjerman. Me golin e shënuar të premten mbrëma, 24-vjeçari ka arritur edhe një rekord të veçantë.
Ai ishte i përfshirë në gjashtë golat e fundit të Augsburgut në shtëpi në ndeshjet e Bundesligës. Ka shënuar vetë katër gola, ndërsa ka asistuar në dy të tjerë.
Është seria më e gjatë ndonjëherë e përfshirjes në gola nga një lojtar i Augsburgut në ndeshjet në shtëpi në kuadër të Bundesligës gjermane.