Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sunak: Ai që futet ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë kurrë azil

22:07 / March 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rishi sunak
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri britanik Rishi Sunak e ka bërë të qartë se çdo emigrant që hynë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme, nuk do mund të përfitojë azil. Ditën e sotme, ai prezantoi projektligjin, ku tha se emigrantët që do të “hyjnë në Britani me anije të vogla” do të ndalohen dhe do të dëbohen shpejtësi.

“Sot po prezantojmë projekligjin që e bën të qartë se nëse vini këtu në mënyrë të paligjshme nuk do mund të kërkoni azil. Ne do të ndalojmë ata që hyjnë ilegalisht dhe do t’i kthejmë brenda disa javësh në vendin e tyre ose në një vend të tretë të sigurtë, si Ruanda. Pasi të jeni kthyer, do t’u ndalohet përgjithmonë, ashtu si në Amerikë apo Australi, që të hyni sërish në Britani. Kjo është mënyra se si ne do të shkatërrojmë modelin e biznesit të trafikimit të njerëzve dhe do të rimarrim nën kontroll kufijtë tanë. Njerëzit duhet të dinë që nëse vijnë këtu në mënyrë të paligjshme do të ndalohen dhe do të dëbohen menjëherë. Kur kjo të ndodhë dhe do ta dinë se po ndodh nuk do të vijnë më dhe anijet do të ndalen”, tha kryeministri Rishi Sunak në një konferencë për shtyp mbi projektligjin që synon të ndalojë qëndrimin e emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe.

Ai thotë se ky vendim ka ardhur pasi sipas tij, qytetarëve po iu bëhet padrejtësi, sepse paratë që shkojnë për këta emigrantë të paligjshëm, mund të shkojnë pikërisht për ta.

“Është krejt e padrejtë për qytetarët britanikë që kanë hapur shtëpitë për refugjatët e vërtetë që tani duhet të shpenzojnë rreth 6 milionë paund në ditë për strehimin e emigrantëve në hotele”, tha  Sunak.

Masat e shpallura thuhet do të zgjasin ndjeshëm kufizimin, duke e bërë të pamundur hyrjen sërish në Britani, qoftë edhe si vizitor.

“Lëvizjet pritet të kenë një ndikim të veçantë tek emigrantët e Kanalit të La Manshit nga vende të sigurta, si Shqipëria”, shkruajnë mediat vendase.

Sipas të dhënave, gati 46,000 emigrantë kaluan Kanalin me varka të vogla vitin e kaluar, një dyfishim në krahasim me vitin paraardhës.

ilegalisht Sunak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.