Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sunak bisedë telefonike me Netanyahun: Izraeli të minimizojë viktimat civile në Gaza

23:22 / October 31, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rishi sunak
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak theksoi nevojën që Izraeli të “minimizojë viktimat civile” gjatë një bisede me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

“Kryeministri përsëriti mbështetjen e vendosur të Mbretërisë së Bashkuar për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur kundër terrorizmit, ndërsa theksoi rëndësinë e marrjes së të gjitha masave të mundshme për të minimizuar viktimat civile”- tha në një deklaratë publike zyra e Sunak në Downing Street.

Udhëheqësi britanik theksoi gjithashtu rëndësinë e rritjes “së shpejtë të fluksit të ndihmës humanitare në Gaza dhe përshëndeti angazhimin e Izraelit për të lehtësuar hyrjen e më shumë dërgesave në vend”.

Gjatë telefonatës me Netanyahun, Sunak parashtroi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur “të gjitha përpjekjet për të siguruar që ndihma shpëtimtare të arrijë tek ata në nevojë, duke përfshirë pauzat e përkohshme humanitare”.

Të hënën, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly tha gjatë një udhëtimi në Emiratet e Bashkuara Arabe se Mbretëria e Bashkuar po punon “gjërësisht me Egjiptin dhe partnerët e tjerë për të arritur një pauzë humanitare në Gaza”.

Në një telefonatë të veçantë me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas të martën, Sunak “përcaktoi përpjekjet intensive diplomatike dhe praktike që Mbretëria e Bashkuar po bën për të rritur me shpejtësi shpërndarjen e ndihmave jetëshpëtuese në Gaza”.

Abbas i dha Sunak një përditësim mbi situatën e sigurisë në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas Downing Street.

“Kryeministri theksoi rëndësinë e përparimit në procesin e paqes për të siguruar që civilët palestinezë si në Gaza ashtu edhe në Bregun Perëndimor të mund të jetojnë në siguri dhe prosperitet,” tha Downing Street.

Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë “të mbështesë veprimet diplomatike për të mbrojtur civilët palestinezë, për të parandaluar përshkallëzimin më të gjerë dhe për të siguruar një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme të krizës.“

gaza Netanyahun Sunak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.