Një super operacion është zhvilluar në të gjithë vendin nga Krimet e Rënda dhe Policia e Shtetit.
Deri tani bëhet fjalë për 45 të arrestuar në Tiranë, Durrës, Shkodër, Sarandë, Lezhë, e Delvinë për trafik emigrantësh e kalim të paligjshëm të kufirit.
60 në total është numri i personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër arresti. Paraprakisht raportohet se mes tyre ka edhe zyrtarë policie, punonjës në pikat doganore.
Bëhet me dije se operacioni po shkon drejt fundit ndërsa për emra dhe detaje të tjera pritet një njoftim zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit.
