Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Superçisterna iraniane drejt Greqisë: Washingtoni paralajmëron Athinën të ndalojë ankorimin

23:36 / August 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cisterna
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Marrëdhëniet midis Athinës dhe Washingtonit mund të vihen në provë, nëse Greqia pranon të ankorohet në ujërat e veta një anije cisternë iraniane.

Bëhet fjalë për cisternën “Adrian Darya 1”, që u largua të dielën nga Gjibraltari, ku po mbahej prej autoriteteve britanike që prej disa javësh. Në momentin e ndalimit, anija e kishte emrin “Grace 1”.

Supercisterna u ndalua muajin e kaluar, pasi dyshohej se transportonte naftë për në Siri, duke thyer në këtë mënyrë embargon e vendosur nga Bashkimi Europian.

Anija është ngarkuar me 2,1 milion fuçi naftë të papërpunuar, me një vlerë të përgjithshme 130 milion Dollarë. Sipas medias ndërkombëtare, superçisterna iraniane, me emrin tashmë të ndryshuar, po lundron drejt portit grek të Kalamatas, ku pritet të mbërrijë më 25 Gusht.

Një zëdhënës i ambasadës amerikane në Athinë, i ka deklaruar të përditshmes vendase, “Kathimerini”, se supercisterna transporton naftë e cila do të përdoret në aksione terroriste nga grupe iraniane dhe siriane.

Zëdhënësi ka theksuar se ofrimi i asistencës ndaj kësaj anijeje mund të konsiderohet si mbështetje materiale ndaj organizatave terroriste. Zëdhënësi shtoi se ky paralajmërim i është përcjellë qeverisë greke dhe gjithë porteve mesdhetare.

I ftuar për të komentuar deklaratat e ambasadës amerikane, ministri grek i marinës tha të martën në mesditë se autoritetet po e ndjekin çështjen në bashkëpunim me ministrinë e jashtme. Ministri shtoi se deri tani nuk ka ndonjë kërkesë nga anija iraniane që të ankorohet në hapësirën detare greke.

ankorimi Greqi supercisterna
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Trump “ngrin” sanksionet e reja ndaj Rusisë, vetëm një muaj pasi i miratoi

09:03 / October 17, 2026

Vetëm pesë ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë

21:38 / October 16, 2026

Ukraina do të transportojë organet për transplantim me dronë për të kursyer kohë

19:58 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.