Tirana ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Skënderbeut. Bardheblutë vijojnë të kryesojë bindshëm Abissnet Superioren me 40 pikë, teksa pasditen e sotme po përballet me Skënderbeun në “Air Albania”, me synimin për të marrë një tjetër 3-pikësh, që do ta shkëpuste edhe më shumë në majë.
Nga ana tjetër korçarët nuk po kalojnë aspak një moment të mirë dhe kanë komplikuar jo pak objektivin, që është mbijetesa, ndaj do të synojnë të mos dalin pa pikë nga transferta kryeqytetase.
