Vetëm një ditë më parë Elvana na zbuloi projektin e ri muzikor që pritet të dalë shumë shpejt. Por ajo nuk është e vetmja.
Edhe këngëtaret e tjera i janë “futur” punë për të sjellë superhitet e verës. Kanë qenë vetë këngëtaret që grimcat e para të punës i kanë ndarë në profilet e tyre për fansat duek na zbuluar se diçka po “gatuajnë”, raporton Bordo.
Xhensila Myrtezaj, në Venezia për projektin e ëndrrave!
Xhensila Myrtezaj donte të sigurohej që rikthimi i saj dhe kënga e parë që do të publikonte pas lindjes së vajzës të ishte ashtu siç ajo donte dhe të kishte impakt. E për këtë artistja e re zgjodhi të bashkëpunoj me kantautorin e mirënjohur të dhjetra hiteve Pirro Çako në një baladë që siç ka thënë më herët ‘ia ka marrë zemrës e që e ka ëndërruar që në vegjëli”.

A do të kapërcejë Elvana Gjata veten dhe suksesin e “Mike”?!
Elvana Gjatës i duhet një HIT për t’u rikthyer! Pas periudhës së trazuar shpirtërore që kaloi 4 muajt e fundit, Elvana Gjata nuk mund t’ja toleroi vetes të rikthehet me një projekt ‘të radhës’. Artistja në një intervistë të pak ditëve më parë paralajmëroi se po punon për një projekt të ri dhe vetëm dje zbuloi se kënga e re do të dalë shumë shpejt. “Sa shumë të pasna dasht” është titulli i këngës dhe foton e parë shkëputur nga klipi Elvana e publikoi të hënën në Instagram. Ad do të mundet artistja të kapërcejë veten dhe suksesin e këngës së fundit “Mike” që vetëm 8 muaj pas publikimit numëron afro 60 milionë klikime në Youtube?!

Tuna Sejdiu: Ylli dhe 2 as-a nën mëngë!
Pas këngës feministe “Chonga” Tuna po kërkon të vazhdojë suksesin dhe të rikthehet te hitet e saj. Artistja e njohur pas përkushtimit me kohë të plotë ndaj djalit të vogël ka menduar që suksesin e radhës ta arrijë me 3 YJE!

Dafina Zeqiri nuk ndalet, gati kënga dhe klipi i ri
Pas hiteve të 2018-ës, Dafina Zeqiri nuk ka ndërmend të qëndrojë në heshtje e të pushoj. Artistja ka përfunduar xhirimet e këngës së re që mendohet se do të titullohet “A e man men” dhe momente nga klipi dhe look-u i saj i ka publikuar në Instagram. Vetëm pak muaj pas “Kurrgjo nuk kallxojna” dhe në mesin e koncerteve të përjavshme, Dafina ka gjetur kohë për projektin e ri që do të jetë një këngë dashurie.

